Nafta zbret pranë 80 USD për fuçi – Por, pritet të publikojë fitime javore prej rreth 6%
Nafta po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, pas humbjeve me rreth 2% një ditë më parë, si një reagim ndaj vendimeve të bankave qendrore për të rritur normat e interesit. Megjithatë, dy bençmarkët kryesore pritet ta mbyllin javën në rritje me rreth 6%, kryesisht për shkak të parashikimeve për rritjen e kërkesës gjatë vitit 2023. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 80 dollarë, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi.
Gjatë kësaj jave tregu ka gjetur një mbështetje nga parashikimet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, e cila pret që kërkesa në Kinë të rimëkëmbet ndjeshëm, pas një kontraktimi me rreth 400 mijë fuçi, gjatë këtij viti. Gjithashtu, agjencia tha se kërkesa globale do të rritet me rreth 1.7 milionë fuçi naftë në ditë, gjatë vitit 2023.
Gjithashtu, edhe OPEC parashikon se rritja e kërkesës globale do të përmirësohet me rreth 2.55 milionë fuçi në ditë gjatë këtij viti dhe me 2.25 milionë fuçi në vitin 2023. Megjithatë, tregjet po gjenden nën presion nga sinjalizimet e bankave qendrore se do të vijojnë me rritjen e interesave edhe gjatë vitit 2023, ndërsa ekonomitë mund të shkojnë drejt recesionit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.