Në Tiranë mbizotërojnë bizneset tradicionale – Eksperti: Rrezikojnë të mbyllen profesionet e lira
Tirana është qyteti që të ofron më së shumti mundësi për të zhvilluar biznese ose aktivitete të ndryshme. Por çfarë thonë shifrat. TV Scan ka analizuar të dhënat e bizneseve për harkun kohor të pesë viteve të fundit. Nga ana tjetër çfarë thonë ekspertët, cilat janë ato fushat e bizneseve që hapen dhe mbyllen më së shumti.
Referuar të dhënave të Open Data Tirana, përgjatë vitit 2023, subjektet që i janë përqasur tregut të biznesit më së shumti janë njësitë e shërbimit, ku përbëhet nga bar kafetë, marketet etj. Vetëm gjatë vitin 2023 janë hapur 3.171 njësi shërbimi, ndërsa në harkun kohor 5-vjeçar 2019-2023 janë hapur 19,151 në total.
“Subjektet që operojnë më shumë që edhe ne i mirëmbajmë situatat financiare, janë subjektet në fushën e bareve restoranteve, marketeve që më së shumti shqiptarët priren që të hapin një biznes familjar apo të investojnë të ardhurat e tyre. Por vitet e fundit, sidomos dy vitet e fundit, ka pasur një ndryshim trendi dhe më së shumti investimet apo hapjet e kompanive apo shoqërive të reja janë në sektorët e shërbimit. Ku mund të themi që kryeson ndërtimi, ka pastaj pjesë të tjera të shërbimit siç janë sektori i IT, dizajnet, ëeb marketing, faqet online për shitje-blerje të produkteve të ndryshme”.
Por cilët janë bizneset që rrezikojnë të parët për mbylljen e aktivitetit?
“Mund të thoja që janë te pjesa e bar kafeve ose marketet që janë më shumë biznese të vogla, që nisin si biznese familjare. Por me ndryshimin e ligjit të ri, mund të ketë dhe një rritje të mbylljes së subjekteve që ofrojnë konsulencat ose profesionet e lira, që janë fasha më e prekur nga ndryshimi i ligjit.”
Ndërkohë në po të të njëjta të dhëna raportohet se vetëm gjatë vitit 2023 janë mbyllur 696 biznese në fushën e njësive të shërbimit, ndërsa në pesë vitet e fundit gjithsej janë mbyllur 4702 biznese që operojnë në aktivitetin e njësive të shërbimit.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.