Numër rekord panelesh diellore në Britani – Qeveria synon arritjen e objektivit për zero emetime
Familjet dhe bizneset në Mbretërinë e Bashkuar kanë instaluar më shumë panele diellore se kurrë më parë, sipas të dhënave të organit që akrediton produktet me karbon të ulët.
Më shumë se 120 mijë panele diellore janë instaluar që nga fillimi i këtij viti. Nëse kjo normë vazhdon, analistët thonë se rreth 250 mijë familje mund të kenë të instaluar energji të rinovueshme deri në fund të vitit.
Kjo vjen pasi qeveria u zotua të arrijë objektivin e saj prej 70 GW kapacitet diellor deri në vitin 2035. Për të stimuluar skemën, qeveria po u ofron njerëzve në Angli nga 5 mijë deri në 6 mijë paund sipas skemës së përmirësimit të bojlerëve.
Në Skoci, njerëzit mund të kërkojnë nga 7 mijë deri në 9 mijë paund me një opsion kredie shtesë prej 7.500 paund. Pjesa më e madhe e banorëve që i kanë instaluar tashmë panelet diellorë shprehen se ndihen të kënaqur që po tregohen ekonomikë.
Ekspertët shprehen se, në një kohë që kostoja e energjisë vazhdon të rritet, më shumë njerëz i drejtohen teknologjisë së rinovueshme për të gjeneruar energjinë dhe ngrohjen e tyre në shtëpi. Megjithatë, edhe me ofertën e financimit të qeverisë, instalimet e energjisë së rinovueshme për shumicën dërrmuese të familjeve do të jenë të papërballueshme, veçanërisht në mes të një krize të kostos së jetesës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.