Oktoberfest rrit çmimin e birrës – Gota 1 litër do të shitet deri 14,8 euro. Mynihu gati për festën e birrës
Banorët në Mynih i dhanë dorën e fundit stendave dhe tendave të tyre përpara hapjes të së shtunës të festivalit më të madh të birrës në botë, Oktoberfest.
Birra shërbehet tradicionalisht në gota qelqi një litroshe të njohura si “Mass” për të cilat çmimet variojnë midis 14 – 14.8 euro.
Çmimi i birrës vitin e kaluar varionte nga 12.6 deri në 13.8 euro. Banorët thonë se rritja e çmimit është në përputhje me inflacionin prej rreth 7% dhe se atyre iu desh të rrisnin ndjeshëm pagat për të siguruar punonjës.
Qindra mijëra vizitorë priten gjatë festës dyjavore, e cila përfundon më 3 tetor dhe çdo vit tërheq turistë nga e gjithë bota.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.