Parku i ri i Artit në rrethinat e Tiranës – Rama pret mjeshtrin e madh të arkitekturës Kengo Kuma!
Kryeministri vendit, Edi Rama priti sot mjeshtrin e madh të arkitekturës bashkëkohore, Kengo Kuma.
Gjatë takimit të zhvilluar në kryeministri ata biseduan për projektin e Parkut të ri të Artit që do të realizohet në rrethinat e Tiranës.
Në këtë projekt do të krijohet një hapësirë e bukur për artistët, artdashësit e fëmijët dhe një destinacion i ri për turistët.
“Me mjeshtrin e madh të arkitekturës bashkëkohore, Kengo Kuma, për projektin e Parkut të ri të Artit në rrethinat e Tiranës, ku do të krijohet një hapësirë e bukur për artistët, artdashësit e fëmijët dhe një destinacion i ri për turistët”, shkroi Rama në rrjetet sociale.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.