Partia në pushtet ‘Demokracia e Re’ e Greqisë dominon zgjedhjet lokale të vendit!
Partia konservatore Demokracia e Re (ND) e Greqisë fitoi shtatë nga 13 rajonet e saj në zgjedhjet e saj lokale dhe tani ajo shpreson të marrë gjashtë të tjerat.
Kryeministri konservator i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis përshëndeti fitoren e partisë së tij Demokracia e Re të dielën pasi fitoi 7 nga 13 rajonet e vendit në raundin e parë të zgjedhjeve lokale, duke përfshirë dy më të mëdhenjtë: Athinën dhe Selanikun.
“Mesazhi politik i këtij votimi konfirmon besimin e qytetarëve tek Demokracia e Re”, theksoi Kyriakos Mitsotakis pas votimit.
Sipas rezultateve të pjesshme të zgjedhjeve, Nikos Hardalias, një ish-ministër i krahut të djathtë, u zgjodh guvernator i Atikës, rajoni i Athinës, me mbi 45% të votave.
Në Selanik, qyteti i dytë më i madh i Greqisë, Apostolos Tzitzikostas u rizgjodh për të qeverisur Maqedoninë Qendrore për një mandat të tretë me një shumicë prej mbi 60% të votave.
Demokracia e Re u rikthye në pushtet katër muaj më parë, pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit, me një fitore dërrmuese prej 40.56%, 20 pikë më shumë se rivali i saj kryesor, Syriza e krahut të majtë.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.