Përdorimi i ujit të Parkut të Vjosës – Shkencëtarët: Duhen vlerësime serioze përpara zbatimit të projekteve
Shkencëtarët dhe organizatat e shoqërisë civile kërkojnë ndërmarrjen e vlerësimeve të duhura, përpara shfrytëzimit të ujit të lumit të Shushicës, për projektin e një ujësjellësi. Shushica është pjesë e Parkut Kombëtar të Vjosës, të shpallur në vitin 2023, ndaj sipas tyre ndikimi në ekosistemin e këtij parku do të ishte shumë i madh.
Juve duhet të keni një vlerësim të përshtatshëm mbi ndikimin social dhe mjedisor. Ai që është bërë aktualisht nuk është në përputhje me standardet dhe me legjislacionin shqiptar. Shkencëtarët tanë janë të gatshëm të japin mbështetjen e tyre për ta bërë këtë.
Nga pikëpamja shkencore rekomandimi im është që të ndërmerret një monitorim serioz, që përfshin minimumi një vit të plotë, ku të kemi të gjitha stinët dhe ku ne të shikojmë të gjithë vitin hidrologjik me nivelet e ulta dhe të larta të ujit. Gjithsesi, më e mira do të ishte një monitorim 2 apo 3- vjeçar për të parë se cilët janë të gjithë risqet.
Po ashtu, sipas tyre vlerësimi i ri duhet të përfshijë gjetjen e burimeve të tjera alternative për të furnizuar zonën bregdetare me ujë.
Ajo që duhet të përfshihet në këtë vlerësim të ri të ndikimit social mjedisor është gjetja e burimeve të tjera alternative për zonën bregdetare. Unë jam i bindur që nuk mund t’i japim ujë zonës bredgetare, pa prekur parkun kombëtar.
Lumi Vjosë, së bashku me degët e tij ku bën pjesë edhe Shushica u shpall Park Kombëtar vitin që shkoi, por sipas Eichelman një nga arritjet më të mëdha në Evropë, është vërtet e rrezikuar.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.