Plakja dhe fuqia punëtore “kambanë” për vendin – Konferenca me BB dhe FMN/ Investime për të ruajtur kapitalin njerëzor
Plakja e popullsisë, ulja e produktivitetit në punë dhe mungesa e fuqisë punëtore janë sfidat më të ndjeshme me të cilat po përballet vendi, të cilat po e orientojnë qeverinë shqiptarë dhe Bankën e Shqipërisë drejt politikave dhe investimeve në revolucionin e gjelbër dhe atë dixhital, për të siguruar stabilitet ekonomik dhe financiar. Këto sfida kanë qenë edhe kryefjala e konferencës së Konstituencës së FMN-së dhe BB-së e cila u zhvilluar për herë të parë në Shqipëri.
“Eksperienca duket pozitive por kemi mësuar që sfidat sado larg të duken nuk mungojnë. Plakja e popullsisë, ulja e produktivitetit, kufizimet e fuqisë punëtore, faktor i rëndësishëm në zhvillimet e ekonomisë të konstituencës tonë. Duhet të sigurojmë stabilitet ekonomik dhe financiar dhe të investojmë në revolucionin e gjelbër dhe atë dixhital. Bankat Qendrore duhet të çojnë para rrugën kundër inflacionit. Duhet të fokusohemi në masa për kthimin e inflacionit në objektiv”.
“ Sfida me e madhe mbetet rritja e mëtejshme e pagave në mënyrë që të jemi në gjendje të frenojmë konkurrencën e ashpër nga vende të tjera që kërkojnë fuqi punëtore”.
Edhe Ministri i Financave, Ervin Mete theksoi se sfidë është një rritje e qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe e gjelbër e ekonomisë. Sipas ti fokusi është mbrojtja e kapitalit njerëzor
“Kemi vendosur objektivin e transformimit të Shqipërisë në eksportuese neto të energjisë, bazuar në zgjerimin e burimeve të rinovueshme . Politikat ndaj mbrojtjes së kapitalit njerëzor dhe nxitjes së punësimit mbeten thelbësore, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë. Objektiv tjetër inovacioni, digjitalizimi dhe përdorimi i inteligjencës artificiale.”
Ndërsa, përfaqësuesit e lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB) prezantuan perspektivat e këtyre dy institucioneve lidhur me sfidat globale si, luftërat dhe konfliktet, rritja e frekuencave te fatkeqësive natyrore, shtimi i varfërisë dhe pabarazisë dhe hapat qe ata po ndërmarrin për ti trajtuar këto probleme duke synuar rritjen e qëndrueshme të ekonomive të vendeve.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.