“Shqipëria përuron bazën ushtarake në Kuçovë muajin tjetër” – Blinken: Partneriteti me Shqipërinë më i fortë se kurrë
Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, vlerësoi angazhimin e Shqipërisë në NATO.
Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama, zyrtari i lartë ka vlerësuar kontributin e Shqipërisë në mbështetje të sfidave globale që ka pasur NATO dhe SHBA si në rastin e Ukrainës, Afganistanit etj.
Blinken tha se në fillim të muajit mars, do të inaugurohet baza ajrore e NATO-s në Kuçovë, ndërsa për bazën detare në Porto Romano do të zhvillohen diskutime.
“Përgjatë 15 viteve, Shqipëria ka dhënë kontribut domethënëse për aleancën. Muajin e ardhshëm Shqipëria do të përurojë bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë. Të 31 aleatët tanë që së shpejti do të bëhen 32 aleatë të NATO-s, do të sjellin përvoja të ndryshme, gjeografi të ndryshme, aftësi të ndryshme, kapacitete të ndryshme, por secili prej nesh ka të njëjtin angazhim në fakt të fortë, të hekurt, i cili është të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe gjithashtu të sakrifikojmë, madje në vitin e fundit çdo aleat ka rritur përqindjen në ndihmë të mbrojtjes si 2% i PBB-së,” tha Blinken.
Gjatë vizitës së Blinken në Tiranë, u nënshkruan dy Memorandumeve të Mirëkuptimit, ai i Mirëkuptimit për Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright dhe memorandumi i Mirëkuptimit për Kundërshtimin e Manipulimit të Informacionit të Shtetit të Huaj.
Alida Lula / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.