Pse kemi nevojë për planifikim financiar? – Eksperti: Duhet vetëkontroll për të ardhurat dhe shpenzimet tuaja
Menaxhimi i të ardhurave dhe shpenzimeve personale u trajtua në emisionin Ekonomia 3D. Ekspertët e cilësojnë si domosdoshmëri për të arritur objektivat dhe qëllimet e konsolidimit financiar.
“Secili nga ne brenda atij rrethit, apo shumës mujore që na hyn, duhet të arrijmë që të kemi këto shpenzimet bazë të hequra dhe të kemi dhe ta kemi të sigurt që këto i kemi të hequra. Duhet që konsumin e “qejfeve” duhet ta kemi të menaxhueshëm dhe të arrijmë të kursejmë. Nëse ne arrijmë të kursejmë, sado pak gjatë muajëve, atëherë jemi në një fazë konsolidimi financiar”, tha Besa Xhumari, Përfaqsuese e Shoqatës “Mikrofinanca Shqiptare”.
Sipas ekspertit të ekonomiësë, ne arrijmë të kursejmë gjatë dekadës së dytë të punësimit.
“Përgjithësisht njerëzit nuk kursejnë dekadën e parë të punësimit. Është e rëndësishme që në illim të kihet një qëllim financiar nga ana e tyre. Sa më herët aq më mirë”, u shpreh Gjovalin Lala Ekspert Ekonomie.
Por si mund të ketë një vetëkontroll një individ mbi financat personale?
“Që të kesh kontroll, duhet të kesh një buxhet personal. Është një strukturë, e detajuar e zërave të të ardhurave dhe shpenzimeve. Duhet të kalkulohen zë për zë se cilat janë të ardhurat që realizon një individ ose një familje,” u shpreh Lala.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.