Pse protestojnë fermerët në BE? – Shkak, pagesat e ulëta, taksat e larta dhe burokracia
Fermerët po protestojnë në të gjithë Bashkimin Europian për të detyruar autoritetet t’i ndihmojnë ata të përballen me rritjen e kostove dhe probleme të tjera, si konkurenca e pandershme nga produktet e importuara nga vendet e Amerikës së Jugut dhe Ukraina.
Ka disa arsye për pakënaqësitë e akumuluara. Si më të rëndësishmin në shumicën e vendeve, fermerët shprehen se nuk paguhen sa duhet, si dhe se janë të ngarkuar me taksa të larta, burokracira dhe rregulla të ngurta mjedisore. Ata konsiderojnë gjithashtu si problem sasitë e mëdha të produkteve të importuara nga Ukraina, për të cilat BE-ja ka hequr dorë nga kuotat dhe detyrimet doganore, që nga fillimi i konfliktit të vendit me Rusinë në shkurt 2022.
Sasi të mëdha importesh nga Ukraina, për të cilat BE-ja ka hequr dorë nga kuotat dhe detyrimet që nga pushtimi i Rusisë, dhe negociatat e rinovuara për të përfunduar një marrëveshje tregtare midis BE-së dhe bllokut të Amerikës së Jugut, kanë nxitur pakënaqësi për konkurrencën e pandershme në sheqer, drithë dhe mish.
Fermerët janë të pakënaqur me importet sepse thonë se ato ushtrojnë presion mbi çmimet europiane duke mos përmbushur standardet mjedisore të vendosura ndaj fermerëve të BE-së. Komisioni Europian propozoi të kufizojë importet bujqësore nga Ukraina duke futur një frenim emergjent për produktet më të ndjeshme – shpendët, vezët dhe sheqerin – por prodhuesit thonë se vëllimi do të ishte ende i lartë.
Fermerët kundërshtojnë gjithashtu rregullat e reja të subvencionimit të BE-së, të tilla si kërkesa për të lënë 4% të tokës bujqësore djerrë. Ata denoncojnë burokracinë e tepruar, të cilën fermerët francezë thonë se qeveria e tyre e ndërlikon duke e komplikuar zbatimin.
Komisioni këtë javë u përgjigj duke i përjashtuar fermerët e BE-së për vitin 2024 nga kërkesa për të mbajtur një pjesë të tokës së tyre djerrë – për të mos e përdorur atë për një periudhë kohore – duke marrë ende pagesa për mbështetjen e fermave të BE-së, por në vend të kësaj ata do të duhej të rritnin të korrat pa aplikuar pesticide. Në Gjermani dhe Francë, prodhuesit më të mëdhenj të BE-së, fermerët kanë kundërshtuar planet për t’u dhënë fund subvencioneve, ose uljeve të taksave për naftën bujqësore.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.