Rënie e përgjithshme e valutave kryesore!
Dollari amerikan është prekur sot sikurse edhe valutat e tjera nga një rënie e kuotës në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 95.1 lekë dhe është shitur me 96.3 lekë.
Monedha europiane gjithashtu ka pësuar zbritje të vlerës këtë të enjte teksa është blerë sot me 103.4 lekë dhe është shitur me 104 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane edhe ajo ka regjistruar rënie të vlerës këtë mëngjes teksa është blerë sot me 108.1 lekë dhe është shitur me 109.1 lekë krahasuar me ditën e djeshme.
Paundi britanik edhe ai nuk bën përjashtim këtë mëngjes pasi edhe ai ka humbur pikë në raport me dje duke u blerë sot me 120.2 lekë dhe duke u shitur me 121.2 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.