Rikuperon Dollari, Euro dhe Paundi – Rritje e lehtë e valutave kryesore!
Dollari amerikan ka rikuperuar disi pikë këtë të enjte pasi në raport me fillimin e kësaj jave është blerë sot me 98.8 lekë dhe është shitur me 100.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane gjithashtu ka pasur një rritje të lehtë të kuotës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me një ditë më parë është blerë sot me 106.9 lekë dhe është shitur me 107.9 lekë.
Referuar tregut të brendshëm valutor edhe Paundi britanik ka regjistruar rritje të vlerë mëngjesin e kësaj të enjte pasi blihet sot me 124.6 lekë dhe shitet me 126 lekë në raport me ditën e mërkurë.
Franga zvicerane shfaqet e qëndrueshme këtë fillim dite krahasuar me ditën e djeshme duke u blerë sot me 109 lekë dhe duke u shitur me 110.2 lekë por vazhdon të mbetet në kurbë negative sikurse edhe në fillim të kësaj jave.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.