Rikuperon inflacioni në eurozonë – Nxit debatet për uljen e normave!
Inflacioni total në eurozonë kapi shifrën e 2.9% në dhjetor, nga 2.4% një muaj më parë, megjithëse inflacioni bazë vazhdoi të lehtësohej.
Presioni vjetor ishte pak më i ulët se parashikimi prej 3% nga një sondazh të Reuters me ekonomistët.
Inflacioni bazë – i cili nuk përfshin çmimet e energjisë, ushqimit, alkoolit dhe duhanit – u ‘ftoh’ nga 3.6% në nëntor në 3.4% muajin e kaluar.
Pritej një rritje e përgjithshme për shkak të efekteve bazë nga tregu i energjisë, pasi çmimi bie në mënyrë të moderuar. Çmimet e energjisë ranë me 6.7% nga viti në vit në dhjetor, kundrejt një rënieje prej 11.5% në nëntor.
Të dhënat e së premtes do t’i shtohen debatit mbi trajektoren e politikëbërjes së Bankës Qendrore Evropiane, me tregjet që presin uljet e normave të interesit të fillojnë përpara verës.
BQE, megjithatë, ka theksuar se rreziqet mbeten për perspektivën e saj inflacioniste nga presionet e pagave dhe paqëndrueshmëria gjeopolitike.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.