Rriten ndjeshëm valutat e huaja – Fitojnë pikë Paundi, Franga e monedha europiane!
Monedha europiane sikurse edhe valutat e tjera krye4sore ka ruajtur pozita pozitive ndaj monedhës vendase teksa është blerë këtë të martë me 105.6 lekë dhe është shitur me 106.7 lekë në raport me ditën e djeshme.
Dollari amerikan gjithashtu nuk ka pasur luhatje të ndjeshme në raport me ditën e hënë teksa vijon të qëndrojë në kuota të qëndrueshme duke u blerë sot me 96.6 lekë dhe duke u shitur me 98 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Franga zvicerane edhe ajo ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të kuotës mëngjesin e sotëm pasi është blerë sot me 109.5 lekë dhe është shitur me 111 lekë krahasuar me një ditë më parë.
Paundi britanik nuk bën përjashtim pasi edhe ai ka pasur rritje ditën e sotme në raport me dje duke u blerë sot me 122.6 lekë dhe duke u shitur me 124.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.