Sa të mbrojtur janë bizneset nga hakeruesit? – Ekspertët: Shumë hapa pas qeverisë për sigurinë kibernetike
Sulmet kibernetike kanë qenë kryefjalë e diskutimeve në Shqipër edhe pas sulmit të ndodhur në INSTAT.
E pas kësaj, Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, me anëtarë të Bordit të Tregtisë Shqiptare dhe Shoqata Shqiptare për Tregtinë Elektronike, zhvilluan një takim ku fokusi ishte marrja e masave për reagimin që duhet të bëjnë bizneset në rast të sulmeve kibernitike.
Ndërkaq, në fjalën e tij eksperti i ekonomisë Artan Gjergji theksoi se rëndësia e sigurisë kibernetike në Shqipëri për gjithë ekosistemin ekonomik është e lartë.
Ndërsa nënvizoi faktin se përsa i përket sigurisë kibernetike biznesi është shumë hapa pas qeverisë, duke mos i dhënë rëndësi risqeve që mund të vijnë.
Thirrja e ekspertit vjen për bizneset që të jenë të vëmendshëm përsa i përket sigurisë kibernetike.
Diamila Leka/ SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.