SHBA, 13 miliardë dollarë për modernizimin energjetik – Rreth 70% e linjave të transmetimit të vendit janë mbi 25-vjeçare
Shtëpia e Bardhë njoftoi përmes Departamentit të Energjisë se po kërkon aplikime për grante prej 13 miliardë dollarë financime të reja sipas projektligjit dypartiak të infrastrukturës për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit elektrik në vend.
Ligji i infrastrukturës prej 1.2 trilionë dollarësh, i miratuar vitin e kaluar, siguron 10.5 miliardë dollarë për të forcuar sistemet e energjisë kundër kërcënimeve në rritje si moti ekstrem dhe ndryshimet klimatike dhe 2.5 miliardë dollarë të tjerë për të ndihmuar në ndërtimin e linjave të reja të transmetimit.
Rreth 70 për qind e linjave të transmetimit të vendit janë mbi 25 vjeçare dhe kjo infrastrukturë e vjetëruar i bën infrastrukturën dhe interesat ekonomike të cenueshme, tha Shtëpia e Bardhë.
Sistemi i përmirësuar i transmetimit është gjithashtu kritik për arritjen me kosto efektive të objektivave të presidentit Biden për reduktimin e emetimeve të gazeve serrë 50% nën nivelet e vitit 2005 në vitin 2030 dhe arritjen e 100% të energjisë elektrike të pastër deri në vitin 2035.
Shtëpia e Bardhë theksoi iniciativa të tjera që synojnë rritjen e rrjetit të energjisë, të tilla si përshpejtimi i miratimit të linjave të reja të transmetimit, avancimi i rishikimeve të projekteve të mëdha dhe mbështetja e transmetimit të energjisë së erës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.