Shkarkohet Sekretarja e Brendshme britanike, Suella Braverman – Shkak, komentet për protestat pro-palestineze!
Partitë opozitare e kishin akuzuar Braverman-in se kishte inkurajuar grupet e ekstremit të djathtë me komentet e saj për protestat pro-palestineze.
Sekretarja e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar, Suella Braverman është shkarkuar, sipas raportimeve të mediave britanike, disa ditë pasi ajo u akuzua për ndezjen e tensioneve me komentet e saj për marshimet pro-palestineze në Londër.
Në një artikull të botuar në The Times të enjten, Braverman sugjeroi se policia kishte qenë më e butë me protestat e fundit kundër bombardimeve të Izraelit të Gazës, të cilat ajo i përshkroi si “marshime urrejtjeje”, sesa me demonstratat që favorizonin kauzat e krahut të djathtë.
Partitë opozitare akuzuan Braverman-in, një figurë përçarëse e popullarizuar me krahun autoritar të Partisë Konservatore në pushtet, se inkurajoi grupet e ekstremit të djathtë me komentet e saj.
Kryeministri Rishi Sunak kishte planifikuar një riorganizim të qeverisë në fund të vitit, por e ka sjellë atë përpara pas krizës së provokuar nga Braverman, sipas analistëve.
Ish-sekretari i Jashtëm James Cleverly është emëruar si zëvendësues i Braverman, sipas raporteve të mediave në Mbretërinë e Bashkuar.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.