Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) zgjedh kryetarin e ri të Bordit Mbikëqyrës. Rikonfirmohet Bledar Shella
Shoqata Shqiptare e Bankave njofton rizgjedhjen e z. Bledar Shella si Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së. Zgjedhjet për Kryetarin dhe anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës u zhvilluan gjatë mbledhjes së Asamblesë së Anëtarëve të mbajtur më 30 maj 2023, ku anëtarët ri-konfirmuan z. Shella si Kryetar të AAB-së. Në funksionin e Kryetarit, z. Shella do të vazhdojë të përfaqësojë zërin e anëtarëve për çështjet e digjitalizimit dhe vizibilitetit duke promovuar interesin më të mirë të AAB-së dhe anëtarëve të saj.
Përveç zgjedhjes së Kryetarit të ri, AAB ka mirëpritur anëtarët e rinj të Bordit Mbikëqyrës.
Bordi i ri Mbikëqyrës i AAB-së përbëhet si më poshtë:
- Bledar Shella – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës OTP Albania – Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
- Seyhan Pencabligil – Drejtor i Përgjithshëm dhe Anëtar i Bordit Drejtues i Bankës Kombëtare Tregtare (BKT) – Zëvendës Kryetar i Bordit Mbikëqyrës të AAB;
- Maltin Korkuti – Drejtor i Përgjithshëm i Credins Bank – anëtar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
- Andi Ballta – Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve – anëtar i Bordit Mbikëqyrës të AAB-së;
- Flutura Veipi – Drejtore e Përgjithshme e Union Bank – anëtare e Bordit Mbikëqyrës të AAB-së.
“AAB shpreh mirënjohjen për anëtarët e mëparshëm të Bordit Mbikëqyrës: z. Dritan Mustafa, Drejtor i Përgjithshëm i Tirana Bank dhe z. Bozhidar Todorov, Drejtor i Përgjithshëm i Fibank Albania për përkushtimin dhe kontributin e tyre të rëndësishëm në AAB. AAB i uron suksese Kryetarit dhe Bordit Mbikëqyrës duke besuar fort në ndikimin pozitiv që do të ketë puna e tyre në rrugëtimin e AAB-së” shkruhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga shoqata.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.