“Shpërthimi” i turizmit grek – Bloomberg tregon strategjinë për hapjen e tregjeve të reja
Bloomberg vendos theksin tek rritja e shpejtë e turizmit në Greqi dhe zgjatjen e sezonit turistik në një artikull të titulluar “Sezoni i verës në Greqi tashmë ka filluar”.
Ndër të tjera në këtë analizë shkruhet se verën e kaluar, të gjithë nga Elon Musk tek Mohamed Salah i Liverpool-it ishin në Mykonos, duke shijuar diellin, Egjeun dhe jetën e famshme të natës të ishullit. Industria greke e turizmit, e cila përfaqëson 25% të PBB-së së vendit, po përjeton rritje shpërthyese, duke dyfishuar apo edhe trefishuar sezonin në termat e kohëzgjatjes. Artikulli shoqërohet dhe me referenca të shumta për destinacionet greke.
Bloomberg citon gjithashtu një deklaratë të ministrit grek të turizmit në lidhje me strategjinë që ai ndoqi me synimin për t’u hapur ndaj tregjeve të reja dhe për të tërhequr udhëtarë të cilët konsiderohen shpenzues të mëdhenj.
Sipas tij kur flitet për pushimet, nuk i referohemi vetëm tre muajve të verës. Këtë vit, turistët filluan të mbërrijnë me fluturime direkte që nga fillimi i marsit. Bëhet fjalë për shtetas kanadezë, amerikanë, australianë, kinezë, turistë nga Lindja e Mesme dhe, natyrisht, të gjithë europianët. Një fenomen i tillë pritet të zgjasë deri në fund të vitit. Ky është një trend që filloi në 2022 – shin falë strategjisë së rimëkëmbjes nga pandemia e koronavirusit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.