Shqipëria mikpret Samitin BE-Ballkani Perëndimor / Rama dhe Varhelyi, apel krerëve të rajonit për bashkëpunim
Ka nisur në Tiranë samiti BE-Ballkani Perëndimor. Në fjalën, kryeministri Edi Rama bëri thirrje që të lihen pas ndasitë e së shkuarës dhe të ecet përpara. Njëkohësisht Rama u bëri thirrje liderëve të rajonit që të bashkëpunojnë ngushtësisht për zbatimin e planit të Rritjes Ekonomike.
“Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut ndërmorën nismën e Ballkanit të hapur për të përshpejtuar progresin bazuar në parimet e procesit të Berlinit. Me planin e rritjes do marrim hapat e nevojshëm për të ecur më pranë njëri-tjetrit dhe BE-së, ose do rrezikojmë të dështojmë për të zënë një vend më pranë BE. Ose e bëjmë së bashku, ose dështojmë së bashku, ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen e lirë të njëra tjetrës. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose mungesa e kësaj begatie do na bëjë të humbasim paqe. Kështu funksionin BE, kështu duhet të funksionojë BP. BE është më e gatshme se kurrë të na ndihmojë të bëhemi pjesë e saj, duhet të jemi ne tashmë më gati se kurrë të ndihmojmë veten për të mos e humbur këtë dritare. Më vete jemi gjithmonë të vegjël, por së bashku mbartim rëndësi e potencial të madh. Si mund të bëhemi më të lirë e më të mëdhenj, nëse kam eksport duhet të presin ende mijëra orë në vit në kufijtë tanë rajonal. Si mund të mos heqim barrierat jo tarifore dhe të humbasim një rritje potenciale me 3% çdo vit”, u shpreh Rama.
Ndërkohë, edhe komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, u ka bërë thirrje krerëve të rajonit për bashkëpunim në mënyrë që të përfitojnë fondet e vendosura në dispozicion nga Komisioni European.
“Edhe pse po afrojmë fundin e mandatit dëshirojmë të lemë pas diçka serioze të jetë e prekshme dhe e ndjeshme për aspektin afatshkurtër dhe afat mesëm. Është proces integrimi do të thotë se shoqëritë e Ballkanit Perëndimor të integrohen në BE. Që do të thotë se BE duhet të ofrojë të gjitha përfitimet që sjellë anëtarësimi para se vendet tuaja të bëhen anëtare të BE-së”, u shpreh Oliver Varhelyi, komisioneri për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë.
Është plan ambicioz. Do të vazhdojë deri në 2027. Kemi besim të plotë se ju do të arrini ti merrni të mirat që sjell ky plan. Do të dyfishojë ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor për 10 vitet ardhshme. Ajo që ju po shihni tani para është shumë më shumë se ajo që do të kemi mundësi të shikojmë. Për planin e rritjes të gjitha vendet e rajonit, duhet të ecin para vetë me shpejtësi dhe të arrihen rezultate. Dëshira e tretë është një dëshirë që e shpreh për institucionet financiare, përveç 30 miliardë euro kërkojmë të na jepni edhe 6 miliardë euro. 19 % që do të ofrohen do të merren deri në 2027. Këto para do të arrijnë nëse ju si institucionet financiare tregoheni të shpejtë. Jemi në fillimet e një ndryshimi rrënjësor”, shtoi ai.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.