Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?
Dollari amerikan e ka mbyllur javën pozitivisht dhe në rritje duke u blerë këtë të premte me 96.1 lekë dhe duke u shitur me 97 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane duket e qëndrueshme duke mos shënuar luhatje të dukshme të vlerës në raport me ditën e djeshme teksa është blerë sot me 103.5 lekë dhe është shitur me 104.1 lekë.
Franga zvicerane ka pasur rritje të vlerës mëngjesin e sotëm pasi krahasuar me dje është blerë sot me 108.8 lekë dhe është shitur me 110 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rritje të kuotës këtë fund jave duke e mbyllur këtë periudhë pozitivisht teksa është blerë sot me 120.7 lekë dhe është shitur me 121.6 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.