Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Monedha europiane nuk duket të ketë pasur ndryshime të ndjeshëm e të kuotës gjatë fundjavës teksa vijon sot të blihet me 103.5 lekë dhe të shitet me 96.4 lekë sikurse javës që lamë pas.
Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan është blerë sot me 95.5 lekë dhe është shitur me 96.4 lekë duke mos pësuar as ai luhatje të konsiderueshme gjatë këtyre ditëve.
Franga zvicerane sakaq është dobësuar nga java shkuar teksa është blerë këtë mëngjes me 108 lekë dhe është shitur me 109 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Paundi britanik edhe ai ka regjistruar zbritje të kuotës mëngjesin e sotëm teksa është blerë sot me 120.7 lekë dh3e është shitur me 121.7 lekë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.