“Plakja” e fermave të erës në Europë – Pronarët janë në dilemë nëse duhet të riinvestojnë, apo t’i braktisin
E ardhmja e e turbinave me erë tashmë të vjetëruara është në qendër të politikës së gjelbër të BE-së, e cila ka qenë pioniere në energjinë e erës për dekada të tëra. Ndërsa mijëra ferma me erë i afrohen ‘pensionit’, pronarëve u kërkohet të vendosin nëse do të investojnë në përmirësimin e tyre apo do të largohen nga një burim jetik i energjisë së pastër.
Beteja kundër ngrohjes globale mund të jetë jashtëzakonisht urgjente, por ndërsa infrastruktura plaket, e ardhmja energjetike e kontinentit varet, ndër të tjera, nga një pyetje e rrënjosur në të kaluarën: çfarë do të bëhet me turbinat e vjetra? Një e pesta e rreth 90.000 turbinave tokësore të Europës janë të paktën 15 vjet të vjetra, ndërsa jetëgjatësia normale e një ferme me erë me mirëmbajtje minimale është 20 vjet.
Një e pesta e rreth 90,000 turbinave me erë të Evropës janë të paktën 15 vjeç, ndërsa jetëgjatësia e tyre normale është 20 vjet.
Në Spanjë, një vend pionier në energjinë e erës në vitet ‘90, së bashku me Gjermaninë dhe Danimarkën, fermat e erës 15-vjeçare përbëjnë gjysmën e totalit, përqindjen më të lartë në BE, sipas ‘Wind Europe’.
Vendimet që u kërkohet të marrin pronarët e tyre do të kenë pasoja më të gjera, në sfondin e objektivit të BE-së për neutralitetin e klimës deri në vitin 2050. Dilema nëse duhet investuar më shumë në ‘to apo braktisja e tyre vjen në një kohë kur pjesë të industrisë së erës po përkulen nën presionin e rritjes së kostove.
Ajo që është më e mira për sistemin elektrik të bllokut – dhe rrjedhimisht për planetin – nuk është gjithmonë zgjidhja e duhur për sipërmarrësit. Mbyllja e fermave të vjetra do të rezultonte në humbjen e 5-10 gigavat të energjisë së erës deri në vitin 2030, një sasi e aftë për të furnizuar deri në 6 milionë shtëpi spanjolle.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.