Sllovenia rrit pagat minimale në 1.253 euro – Çmimet e konsumit u shtrenjtuan 10.3% në dhjetor
Në vitin 2024, paga minimale bruto në Slloveni do të rritet me 4.2 % në 1253 euro. Lajmi u konfirmua nga një deklaratë zyrtare e ministrisë së punës në vend.
Kjo është rritja minimale e parashikuar me ligj, pasi paga bruto u rrit vetëm nga norma e inflacionit e regjistruar në fund të vitit 2023, sipas raportimeve të mediave vendore.
Vendimi për rritjen e pagës minimale merret në bazë të kritereve si lëvizja e pagave në vend, situata ekonomike apo tendenca e punësimit dhe politikanët konsultohen me partnerët përkatës përpara se të marrin vendimin.
Sipas legjislacionit të vendit, paga minimale duhet të rregullohet të paktën një herë në vit me shumën e rritjes së çmimeve të mallrave të konsumit dhe duhet të jetë ndërmjet 120% dhe 140% të kostos minimale të llogaritur të jetesës, e cila në tetor ishte 669.83 euro.
Çmimet e konsumit u rritën me 10.3% në bazë vjetore në dhjetor, pasi u rritën me 10% në nëntor, sipas të dhënave të zyrës së statistikave të vendit.
Nga ana tjetër treguesi i besimit të konsumatorit në Slloveni u përmirësua me 3 pikë përqindjeje në bazë të krahasimit mujor në janar, pasi u rrit me 1 pikë përqindjeje muajin e mëparshëm. Në terma vjetorë, besimi i konsumatorit u rrit me 8 pikë përqindje në dhjetor.
Të katër komponentët e treguesit të besimit të konsumatorit u përmirësuan në nivel mujor, ku pritshmëritë për financat e individëve dhe për ekonominë e vendit u rritën me 4 pikë përqindje secila dhe financat dhe pritshmëritë aktuale të individëve për blerje të mëdha u rritën me 3 pikë përqindje të dyja.
Pritshmëritë për financat e familjeve dhe për blerjet e mëdha u rritën me 8 pikë përqindje në nivel vjetor secila, për financat aktuale të familjeve u zgjeruan me 7 pikë përqindjeje dhe për ekonominë e vendit u përmirësuan me 6 %.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.