“Strategjia Kombëtare e Agroturizmit”: Drejt objektivit mbi 1000 njësi agroturistike deri në vitin 2030!
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka bërë me dije se “Strategjia Kombëtare e Agroturizmit”, një plan i detajuar me masa e aktivitete për forcimin e njësive agroturistike, drejt zhvillimit rural të qëndrueshëm, është hedhur në platformën për konsultim publik: https://konsultimipublik.gov.al/Konsultime/Detaje/696
Sipas njoftimit përmes kësaj strategjie shkojmë drejt objektivit tonë të +1000 njësi agroturistike deri në vitin 2030.
“Ndërtojmë një qasje të integruar të kohezionit territorial përmes zhvillimit të prodhimit, punësimit cilësor të të rinjve, zinxhirëve të shkurtër të vlerës dhe fuqizimin e produkteve tradicionale, si vlerë e identitetit të zonave rurale,” thuhet në njoftim.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.