Tarifimi i energjisë me 2 fasha – Balluku: S’kemi vendosur çmimin që do propozojmë. Duhet të përmirësojë financat e kompanive
Pavarësisht se ka përfunduar studimi për rikthimin e fashave në faturimin e energjisë, ende nuk është përcaktuar sesa do të jetë propozimi për familjet që konsumojnë mbi 800 kwh.
Ministrja e Infrastrukutrës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se çmimi i ri do të duhet të përmirësojë financat e kompanive publike dhe nga ana tjetër do të duhet të merren parasysh ccmimet e tregut, që aktualisht janë tejet të larta.
Sipas skemës që kërkon të rikthejë qeveria, deri në 800 kwh energjia do të vijojë të tarifohet me 9.5 lekë/Kwh, ndërkohë që çdo KW i konsumuar mbi këtë nivel do të faturohet me çmimet e tregut, që aktualisht kanë arritur nivele rekord.
Gjithsesi, vendimi për cmimet e energjisë nuk merret nga qeveria, por nga Enti Rregullator i Energjisë.
Sipas proceduarve ligjore në fuqi, Furnizuesi i Shërbimit Universal, pjesë e OSHEE Group do të duhet të aplikojë pranë ERE, ndërkohë ky i fundit analizon një sërë treguesisht e më pas vendos nëse do të pranojë kërkesën apo jo, si dhe përcakton ccmimet e reja që mund të jenë të ndryshme nga ato që kërkon të vendosë qeveria.
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.