Të rinjtë, 300 mijë lekë praktika profesionale të paguara nga shteti – Ministrja Muzhaqi: “Kodimi”, 1285 përfitues në masën 100%
Një vit nga strategjia kombëtare “Rinia 2030”, ministrja e shtetit për Rininë dhe fëmijët Bora Muzhaqi, ka thënë se është realizuar rreth 70% e programit. Në një intervistë për SCAN TV nga Paskuqani, ku ky institucion organizoi një aktivitet për të rinjtë, ajo theksoi se risi për këtë vit është pagesa nga shteti e praktikave profesionale.
“Strategjia kombëtare mbështetet në tre shtylla, fuqizimi i angazhimit rinor, arsimi dhe përgatitja për sfidat që ka revolucioni teknologjik dhe përshtatja me tregun e punës. Programi kombëtar i praktikave të punës, ka disa vite që aplikohet, por risia për 2024 është se ka mbështetje financiare për ata të rinj që bëhen pjesë. Ju paguhen shpenzimet gjatë periudhës që ata kryejnë praktikat. Një i ri që bën praktikën, do të marrë një kompensim prej 300 mijë lekë”- ka thënë ministrja Muzhaqi.
Ministrja e shtetit për Rininë dhe fëmijët ka shtuar se janë duke u ndërtuar 200 laboratorë të rinj teknlogjik në vend. Sa i takon programit të Kodimit, përfituan në vitin e parë 1285 të rinj, ndërsa janë hapur aplikimet për këtë vit.
“Po përgatiten të rinjtë dhe fëmijët për t’u bërë pjesë e revolucionit digjital. 7000 mijë fëmijë janë përfshirë në programin “Kodimi në shkolla” që nis që në klasë të parë. Jemi duke ndërtuar 200 laboratorë të rinj teknlogjik në vend. Për të rinjtë, programi i kodimit ka hyrë në vitin e 2-të zbatimit. Një i ri nga mosha 16 vjeç e sipër, i cili ndjek një kurs për një periudhë 4 mujore, mbwshtetet nga qeveria financiarisht. Në rastin kur je student, apo i punësuar, qeveria i mbështet 50%, në rastin kur nuk je student dhe i pa punësuar, qveria shqiptare i mbështet në masën 100%. Gjatë vitit të parw, kemi pasur 1285 të rinj që kanë përfituar nga ky program. Ai sapo është rihapur dhe çdo i ri i interesuar, mund të aplikojë nw e-Albania”- ka thënë Muzhaqi
Sfidë për ministrinë e shtetit për Rinoinë dhe fëmijët është përshtatja me tregun e punës. Ndërkohë pozbatohen disa projekte në 61 bashkitë e vendit ku pas ndërtimit të 9 qendra, po punohet edhe në 6 të tjera.
Alida Lula /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.