Transferimi më i madh i pasurisë në historinë e SHBA – Gjenerata X me Millennials do të trashëgojnë mbi 72 miliardë dollarë
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjeneratat e vjetra ua kalojnë paratë më të rinjve. Kjo do të thotë se brezat që kanë luftuar për të mbijetuar nën trysninë e borxhit dhe kostove të larta të strehimit mund të shohin pasuri në duart e tyre për herë të parë.
Fenomeni i njohur si “transferimi i madh i pasurisë” mund të jetë përgjegjës për ‘transferimin’ e 72.6 miliardë dollarëve drejtpërdrejt te këta trashëgimtarë, së bashku me 11.9 miliardë dollarë për bamirësi, gjatë 20 viteve të ardhshme, sipas vlerësimeve të firmës konsulente ‘Cerulli Associates’.
Ky transaksion masiv ekonomik vjen së bashku me një tjetër fenomen demografik, “Piku 65”, në të cilin më shumë amerikanë do ta arrijnë atë moshë historike tani më shumë se kurrë më parë. Edhe me jetëgjatësinë më të gjatë dhe rritjen e kostove të kujdesit shëndetësor që thithin disa nga ato fonde, ka ende shumë para që ‘ndryshojnë duart’.
Kostot e kujdesit shëndetësor për pensionistët janë të larta dhe parashikohet të rriten më tej në SHBA. Një 65-vjeçar që del në pension në vitin 2023 mund të shpenzojë mesatarisht 157.500 dollarë për shpenzimet shëndetësore dhe të kujdesit mjekësor gjatë gjithë viteve të pensionit. Janë shumë para, por shuma e pasurisë që transferohet është shumë më e madhe.
Por ky fluks pasurie nuk do t’i sjellë dobi të gjithëve. Në fakt, kjo mund të përkeqësojë pabarazinë e të ardhurave pasi të pasurit ua kalojnë pasuritë fëmijëve të tyre, duke ndihmuar në zgjerimin e hendekut midis atyre që kanë dhe atyre që nuk kanë.
Por më së shumti, për Millennials dhe Gjeneratën X që nuk kanë qenë në gjendje të përjetojnë një moment historik të madh financiar – si zotërimi i një shtëpie – ky transferim i madh i pasurisë do të ketë një ndikim të madh. Shumë prej tyre do të jenë në gjendje të lënë mënjanë paratë për daljen në pension për herë të parë sepse nuk ishin në gjendje ta bënin pensionin një përparësi për shkak të borxhit studentor.
Mijëvjeçarët më të vjetër dhe Gjenerata Xs kanë jetuar tre recesione – recesionin pas 11 shtatorit, recesionin 2007 – 2009 dhe krizën financiare të lidhur me pandeminë – kështu që ata tashmë mund të jenë më të disiplinuar për paratë. Transferimi i pasurisë mund të jetë i rrezikshëm nëse marrësit nuk kanë një edukim/arsim të fortë financiar.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.