Tregjet europiane, në qëndrueshmëri – Fokusi i investitorëve rikthehet te ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane e kanë nisur ditën në qëndrueshmëri, pasi investitorët janë të paqartë mbi ecurinë e ekonomisë globale. Indeksi pan-Europian STOXX 600 po qëndron në rritje të lehtë me 0.2%, ndërsa sektori i udhëtimeve realizon fitimet më të mëdha, në rritje me rreth 0.7%.
Edhe shumica e tregjeve aziatike patën një performacë mikse, ndërsa Wall Street publikoi fitime modeste. Përsa i përkët korporatave, aksionet e Sodexo u rritën me rreth 9% në sesionin e sotëm, pasi kompania franceze raportoi fitime të konsiderueshme në tremujorin e parë të këtij viti.
Investitorët janë të fokusuar te hapat që do të marrin bankat qendrore të takimet e ardhshme, në një kohë që presioni inflacionist mund të shtohet më shumë, pas vendimit të OPEC+ për të ulur kuotat e prodhimit deri në fund të këtij viti. Tregjet po presin edhe të dhënat mbi sektorin e manifakturës dhe shërbimeve në Eurozonë për marsin dhe shitjet me pakicë në Itali për shkurtin.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.