Ulet përdorimi i gazit në Europë në shtator – Pasi çmimet e larta prekën industrinë me mbylljen e përkohshme të disa fabrikave
Europa uli përdorimin e gazit në gusht dhe shtator pasi industritë tkurrën prodhimin në përgjigje të rritjes së çmimeve dhe ofertës së pakët ruse, megjithëse shkurtimet u shpërndanë në mënyrë të pabarabartë midis vendeve.
Përdorimi i përgjithshëm i gazit në Bashkimin Europian ra me 14% në gusht, krahasuar me mesataren pesëvjeçare për muajin dhe me 15% në shtator, sipas të dhënave më të fundit nga zyra e statistikave të BE-së, Eurostat.
Çmimet e larta të gazit kanë çuar në mbyllje të përkohshme të fabrikave të çelikut dhe prodhuesve të çimentos në të gjithë BE-në muajt e fundit. Prodhuesit europianë të plehrave kimike ulën më shumë se 70% të kapacitetit të tyre në gusht.
Vendet e BE-së ranë dakord në korrik për të ulur vullnetarisht kërkesën e tyre për gaz me 15% duke nisur nga gushti, ndërsa u përpoqën të mbushnin depozitat dhe të kursenin karburant për një dimër me furnizime të pakta ruse.
Me nivelin e depozitave të gazit në BE, që tani arrin në 94%, si dhe temperaturat tepër të larta, çmimet kanë rënë në javët e fundit edhe pse ato mbeten më të larta se një vit më parë. Rënia e fundit e përdorimit të gazit u shpërnda në mënyrë të pabarabartë midis vendeve, madje disa e rritën konsumin e tyre.
Gjermania, përdoruesi më i madh i gazit në Europë, uli konsumin me 28% në gusht dhe 7.4% në shtator, ndërsa përdorimi i gazit në Itali ra me 22% në shtator dhe në Holandë me gati një të tretën. Ndërkohë, që përdorimi i gazit në Spanjë rrit lehtë në të dy muajt, për shkak të thatësirë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.