Shitjet e shtëpive në Turqi rriten me 38.8% në prill – Rusët janë blerësit e huaj kryesorë!
Shitjet e shtëpive në Turqi u rritën 38.8% në prill të vitit në 133,058 shtëpi, treguan të martën të dhënat nga Instituti i Statistikave Turke, me më shumë se dyfishin e shtëpive të shitura te rusët krahasuar me një muaj më parë, teksa ata kërkonin një strehë financiare.
Shitjet për të huajt u rritën me 58.1%, tha instituti. Qytetarët rusë u ngjitën në krye të listës në prill me 1,152 shtëpi nga 547 në mars. Ata u pasuan nga iranianët dhe irakianët.
Rusët e pasur po derdhin para në prona të paluajtshme në Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duke kërkuar një strehë financiare në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Moska dhe sanksioneve perëndimore, thonë shumë kompani pronash.
Të dhënat treguan gjithashtu se shitjet me hipotekë në prill u rritën 82.9% nga një vit më parë në 32,030, duke zënë 24.1% të totalit të shitjeve në periudhë.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.