Niveli i ulët i ujit në Danub – Dëme për ekonomitë e vendeve që lidhen me Europën Qendrore
Thatësira më e rëndë që ka prekur Danubin, duke krijuar situatën më të rëndë të shekujve të fundit, ka shkaktuar dëme të rënda për vendet ekonomitë e të cilave janë të lidhura ngushtë me lumin e madh të Europës qendrore.
Nivelet e ujit më të ulëta se asnjëherë, kanë vështirësuar shumë lundrimin tregtar, duke shtuar dhe më shumë pengesat për sektorët tregtarë që janë prekur dhe nga lufta në Ukrainë. Pikat më kritike janë regjistruar në Rumani. Nga 1200 ton grurë në dispozicion janë transportuat vetëm 700 ton për shkak të nivelit të ulët të ujit, pra është vepruar me 60% të kapacitetit.
Kërkesa në rritje për frurin ukrainas nga portet e Danubit kanë përfaqësuar një spirancë shpëtimi për eksportuesit në këtë periudhë thatësire.
Në fillim të muajit gusht autoritetet ndaluan përdorimin e ujit të kanalit të Danubit për ujitje. Për dy muaj gruri, misri dhe lulediellit qëndruan në pritje të reshjeve, ndërsa aktualisht të korrurat e vjeshtës janë në një situatë jo të mirë.
Por dhe Serbia është e shqetësuar për sa i përket sistemit të jetesës të bazuar në ujërat e Danubit.
Si një reagim zinxhir, të gjitha pasojat e thatësirës që ka prekur nivelin e Danubit do të shihen në ekonomi: që tani janë regjistruar rritje cmikmesh, dhe në të ardhmen pritet një përkeqësim i situatës.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.