Risi në DPSHTRR – Lëshohen formatet e reja për disa kategori përfshirë Certifikatave të Trajnimit ADR, Instruktor Praktike, Automakinistë dhe Dëshmi Taksisti
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka bërë me dije se nisur nga dita e sotme do të lëshohen formate të reja të Certifikatave të Trajnimit ADR, Instruktor Praktike, Buldozeristë, Eskavatoristë, Automakinistë dhe Dëshmi Taksisti!
Formatet e reja përfshijnë të dhëna sipas kodeve të BE, në përputhje me ISO 7810:2003 ID, përmbajnë elemente të sigurisë, eliminojnë mundësinë e manipulimit të të dhënave si dhe nuk dëmtohen nga lagështira ose palosjet njofton DPSHTRR.
Referuar njoftimit, kartonat e rinj do të jepen për aplikimet e reja ose për rinovimet, nuk do të jetë e detyrueshme për qytetarët që kanë kartonat aktualë, deri në skadimin e afatit të tyre.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.