Jep dorëheqjen ministrja gjermane e mbrojtjes!
Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht dha të hënën dorëheqjen e saj, ndërsa po vijon shqyrtimi mbi reagimin e Berlinit ndaj luftës në Ukrainë.
Lambrecht, një ligjvënëse e lartë në Partinë Social Demokratike të kancelarit gjerman Olaf Scholz, ishte përballur me presion të vazhdueshëm mbi besueshmërinë e saj për të udhëhequr forcat e armatosura të vendit.
Largimi i saj vjen ndërsa Gjermania mendon nëse do të miratojë një rritje të mbështetjes ushtarake për Ukrainën në mënyrë që të ndihmojë forcat e armatosura të Kievit të mbizotërojnë kundër sulmit rus.
“Sot i kërkova kancelares që të më shkarkojë nga zyra e ministrit federal të mbrojtjes”, tha Lambrecht në një deklaratë, sipas Reuters.
Media të shumta raportuan gjatë fundjavës se dorëheqja e Lambrecht mund të jetë e pashmangshme, pas një sërë hapash të gabuar.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.