Mbikqyrësi i Bashkimit Europian jep rekomandime: Bankat të vlerësojnë me kujdes kolateralet
Mbikqyrësi i rrezikut i Bashkimit Europian paralajmëron bankat që të tregojnë kujdes me zhvillimet e pritshme ekonomike që mund të çojnë në nevoja më të larta për kapital.
Bordi Europian i Rrezikut Sistemik u ka dhënë një rekomandim të ri autoriteteve kombëtare dhe europiane, duke u kërkuar atyre monitorimin e rreziqeve. Bordi rekomandon që huadhënësit të vlerësojnë siç duhet kolateralin duke ndërtuar provigjione të përshtatshme.
Në një deklaratë për shtyp theksohet se disa sektorë janë aktualisht të ndjeshëm ndaj rreziqeve ciklike që lidhen me inflacionin e rritur, shtrëngimin e kushteve financiare që kufizojnë hapësirën për rifinancimin e borxhit ekzistues dhe rritjen e kredive të reja.
Politikat ekonomike të lidhura me klimën, si ndryshimi i standardeve të ndërtimit, një zhvendosje drejt tregtisë elektronike apo rritja e kërkesës për fleksibilitet në hapësirat e zyrave me qera po e shtojnë presionin. Rekomandimet vijnë pasi bordi paralajmëroi nevojën për të shmangur opsionet e rritjes së rrezikut të kredive me probleme.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.