Inflacioni në Europë mund të ulet më shpejt – Muajt e fundit u regjistruan zhvillime pozitive pavarësisht presioneve
Inflacioni në eurozonë mund të ulet më shpejt se sa mendohej më parë, duke pasur parasysh një sërë zhvillimesh pozitive në muajt e fundit. Por rritjet e çmimeve dhe një treg i shtrënguar i punës mund të ushtrojnë ende presion rritës mbi çmimet bazë në terma afatshkurtër, sipas Bankës Qendrore Europiane.
Një nga politikbërësit e Bankës Qendrore Europiane, Pablo Hernandez de Cos, u shpreh se të dhënat e fundit mbi inflacionin e eurozonës dhe disa nga përcaktuesit kryesorë të tij janë disi inkurajuese, por situata e përgjithshme kërkon ende kujdes.
Duke i rritur normat me 3 pikë përqindjeje që nga korriku, politikëbërësit kanë filluar të mendojnë se kur dhe ku do të përfundojë cikli më i shpejtë i shtrëngimit në historinë e BQE-së, veçanërisht pasi inflacioni tani po tërhiqet me shpejtësi nga nivelet rekord.
De Cos tha se provat e deritanishme ishin shumë paraprake dhe se kishte disa fusha që kërkonin monitorim të kujdesshëm, të tilla si përçimi i mbetur i goditjeve inflacioniste të kaluara dhe simetria e përçimit të rënieve të fundit të çmimeve të energjisë në inflacionin bazë. Ai përmendi gjithashtu efektet e mundshme të rihapjes kineze, qëndrueshmërinë e ekonomisë së zonës së euros dhe transmetimin e vendimeve të politikës monetare të BQE.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.