Popullsia e Pekinit regjistron rënie – Kina po përballet me problemin e lindshmërisë së ulët
Popullsia e Pekinit ka shënuar rënie për herë të parë në pothuajse dy dekada, sipas shifrave rë reja të publikuara për popullsinë.
Në vitin 2022 u regjistruan më shumë vdekje sesa lindje në kryeqytetin kinez, ku jetojnë më shumë se 21 milionë njerëz, duke rezultuar në një rritje natyrore të popullsisë prej minus 0,05 për 1000 njerëz. Është hera e parë që popullsia ‘shkon’ prapa që nga viti 2003.
Raporti i autoriteteve të Pekinit tha se shkalla e vdekjeve në qyteti u rrit në 5.72 vdekje për 1000 njerëz, ndërsa niveli i lindjeve ra në 5.67 lindje për 1000 njerëz. Demografët thanë se lëvizja në territor negativ ishte në përputhje me tendencat kombëtare, duke demonstruar faktorët ekonomikë dhe socialë që mbështesin rënien e natalitetit të Kinës.
Sipas Qendrës së Studimeve të Politikave në Universitetin ‘Victoria’ në Australi, duke pasur parasysh kostot e larta të jetesës dhe arsimit dhe nivelet e arsimit në Pekin, është shumë normale që niveli i lindjeve të banorëve të përhershëm është i ulët.
Qeveria e Partisë Komuniste të Kinës po përpiqet të ndryshojë trendin dhe të shmangë ndikimet ekonomike të një popullsie në plakje. Të dhënat zyrtare të vitit të kaluar treguan se niveli i lindjeve në Kinë kishte rënë në 6.77 lindje për 1000 njerëz, më i ulëti në rekord. Shifrat e popullsisë për Pekinin bazohen në banorët e përhershëm të qytetit dhe nuk përfshijnë numrin e madh të punëtorëve migrantë që udhëtojnë nga provincat e tyre në kërkim të mundësive ekonomike.
Për dekada, politika e Kinës për një fëmijë u zbatua brutalisht dhe u hoq vetëm në vitin 2016. Autoritetet tani po inkurajojnë çiftet të kenë më shumë se një fëmijë, por njerëzit po zgjedhin të mos kenë, duke përmendur faktorë që përfshijnë rritjen e kostos së jetesës, presionet e gjinisë tradicionale, rolet dhe kulturat kërkuese të punës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.