Nafta, e qëndrueshme pranë 76 USD – Powell: Stresi që përfshiu bankat mund të shkaktonte një krizë kreditimi
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas tre ditësh me radhë në rritje, pasi presidenti i Rezervës Federale, Jerome Powell shprehu gatishmërinë për të ulur inflacionin, që mund të ngadalësojë kërkesën për arin e zi.
Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 70 dollarë për fuçi. Në sesionin e kaluar, të dyja kontratat prekën nivelin më të lartë që nga 14 marsi. Gjatë fjalës së tij, Powell tha gjithashtu se, stresi që përfshiu industrinë bankare mund të shkaktojë një krizë të kreditimit me probleme të mëdha për ekonominë më të madhe në botë.
Njëkohësisht, Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen deklaroi përpara ligjvënësve amerikanë se nuk ka konsideruar apo diskutuar një “sigurim të përgjithshëm” të depozitave bankare në SHBA, pa miratimin e kongresit, si një mënyrë për të frenuar trazirat në tregjet financiare, pas kolapsit të dy bankave.
Gjithashtu, investitorët po presin edhe takimin e OPEC dhe aleatëve të tjerë, që ndryshe njihen si OPEC+, të cilët do të takohen më 3 prill për të përcaktuar politikat e prodhimit në të ardhmen.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.