Kanë rënë çmimet e apartamenteve? Eksperti: Jo, efekti i euros – Brahaj: Tregu i pasurive të paluajtshme i lidhur shumë ngushtë me monedhën europiane
Eksperti i pasurive të paluajtëshme Arbër Brahaj thotë në një intervistë ekskluzive për Scan Tv, se çmimet e apartamenteve nuk kanë shënuar rënie reale.
Ai e lidh frenimin e tyre në disa segmente të tregut me efektin që ka dhënë në këtë treg nënçmimi rekord i monedhës së përbashkët evropiane
Eksperti i pasurive të paluajtshme Arbër Brahaj thotë se çmimet e apartamenteve nuk kanë pësuar rënie reale gjatë pjesës së parë të këtij viti, siç konkludoi një sondazh i Bankës së Shqipërisë i kryer mbi aktorët e këtij tregu.
Sipas Brahajt, perceptimi është krijuar për shkak të rënies rekord të euros në raport me lekun, dhe varësinë shumë të fortë të çdo segmenti të këti tregu me monedhën e përbashkët evropiane.
Lorenc Rabeta / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.