Këshilli i Ministrave miraton fondin shtesë për FSHZH – 1 miliard lekë për financimin e dy projekteve në kuadër të programit buxhetor të 100 Fshatrave
Këshilli i Ministrave ka vendosur një shtesë “për miratimin e transfertës kapitale në llogari të Fondit Shqiptar të Zhvillimit”
Destinacioni i përdorimit të fondeve, do të jetë për financimin e dy projekteve, konkretisht:
Fondi prej 400 000 000 (katërqind milionë) lekësh, i parashikuar për “Ndërhyrjen dhe përmirësimin e konektivitetit dhe rrugëve të aksesit”, në kuadër të programit buxhetor të 100 Fshatrave, për blerje makinerish që do të jenë pjesëmarrje në kapitalin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit për mirëmbajtjen dhe hapjen e rrugëve rurale dhe turistike, në bashkëpunim me njësitë vendore.
Fondi prej 600 000 000 (gjatëqind milionë) lekësh, i parashikuar për zhvillimin e modelit të integruar në formën e një parku multifunksional me temën e 100 Fshatrave në Valias në bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Fondet e përcaktuara në këtë vendim transferohen në llogarinë bankare të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Transferimi i fondeve, nga “mjete në ruajtje” në llogarinë bankare të përcaktuar kryhet në përputhje me vlerën e kontratës së nënshkruar për secilin projekt. Diferenca e fondeve të papërdorura kthehet në buxhetin e shtetit.
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit pёr zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.