Gjermania, rekord eksporti armësh – Në gjysmën e parë të vitit arritën në 7,48 miliardë euro
Nga 1 janari deri më 18 qershor të këtij viti, Gjermania regjistroi eksportin e armëve me vlerë rekord prej 7.48 miliardë euro, që përbën 30 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Një pjesë e konsiderueshme e këtij eksporti – në vlerë prej 4.88 miliardë euro, që është rreth 65 % e totalit – është për Ukrainën.
Vendin e dytë mes blerësve të armëve gjermane e zuri Singapori – 1.21 miliardë euro, dhe në vend të tretë India me 153.75 milionë euro. Në vend të katërt është Arabia Saudite me 132.48 milionë euro, gjë e cila u mundësua nga fakti se Berlini hoqi shumicën e kufizimeve për shitjen e armëve Arabisë Saudite, të vendosura pas vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi në vitin 2018. Blerësi i pestë më i madh është Katari me 100 milionë euro.
“Është e papërgjegjshme të rritet masivisht eksporti i armëve në zonat e luftës dhe krizat, dhe jo vetëm në Ukrainë, por edhe në vende të tilla si Arabia Saudite”, thanë zyrtarët.
Në vitin 2023, Gjermania regjistroi eksportet e armëve me vlerë 12.2 miliardë euro, duke vendosur një rekord të ri.
Dorina Kurtaj /SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.