Arsimi professional, rritet kërkesa për regjistrime nga të rinjtë – Gonxhja: Po punojmë të rrisim sa më shumë pagat për profesionistët
Të rinjtë po e preferojnë gjithnjë e më shumë arsimin profesional.
Kjo është parë edhe në kërkesën e lartë për tu regjistruar në shkollat profesionale në nisje të këtij viti.
Ministri I ekonomisë kulturës dhe inovacionit Blendi Gonxhja tha se po punohet për të plotësuar sa më mirë të gjithë preferencat e të rinjve
Për të nxitur punësimin e të rinjve në vend ministri ka premtuar ndërhyrje dhe incentiva në sistemin e pagave. Sipas tij përmirësimet që kanë nisur në këtrë drejtim do të shtohen më tej.
Vitet e fundit numri I shkollave profesionale në vend është rritur. Ministri Gonxhja I bëri deklarimet e tij gjatë një takimi në shkollën teknike Gjergji Canco, e hapur për herë të parë në vitin 2020.
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.