Arsimi profesional në Rrëshen – Manja: Ka përgatitur 450 të rinj për tregun e punës!
E. S / SCAN
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, gjatë vizitës së tij në shkollën e mesme profesionale “Shën Jozefi Punëtor” në Rrëshen ka bërë me dije se ky institucion ka mirëpritur 157 nxënës të rinj nga e gjithë Shqipëria, duke tejkaluar kapacitetin e tij.
“Kombinimi i dijes me praktikën në këtë shkollë model ka përgatitur me sukses 450 të rinj për tregun e punës”, është shprehur Manja.
Ai bën me dije gjithashtu se nga 1 janari 2025, shkolla do të financohet nga buxheti i shtetit, por do të ruajë të njëjtin staf dhe menaxhim në bashkëpunim me dioqezën katolike.
Ndërkaq ministri njofton se objektivi i radhës do të jetë një konvikt modern për të përmirësuar cilësinë e arsimit!
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.