Arrestohet Kryebashkiaku bullgar për mashtrim të BE-së për 169 mijë euro subvencione!
Një turmë mbështetësish i dhanë mbështetjen e tyre Valentin Dimitrov, i cili mohon akuzat, kur doli nga selia e policisë në Dobrich, Bullgari.
Protestuesit në një qytet pranë bregut të Detit të Zi të Bullgarisë thonë se kryebashkiaku i tyre është shënjestruar padrejtësisht në një hetim penal për keqpërdorimin e fondeve të BE-së.
Valentin Dimitrov, i cili është kryebashkiak i Gjeneral Toshevës në provincën e Dobriçit, u lirua me kusht pasi u paraqit në gjykatë më 9 gusht.
Ai ishte arrestuar me kërkesë të Prokurorisë Publike Europiane dhe ishte akuzuar për keqpërdorim të 169,000 eurove nga subvencionet e BE-së lidhur me një projekt për rritjen e efikasitetit të energjisë në banesat sociale. Puna ka përfunduar në vitet 2017-2019 nga një kontraktor privat.
ZPP-ja thotë se sipas dëshmive, zyrtarë publikë të përfshirë në projekt, përfshirë edhe kryetarin e komunës, kanë paraqitur informacione të pavërteta lidhur me realizimin e punimeve, të cilat nuk kishin përfunduar në afatin e caktuar.
Dimitrov është deklaruar i pafajshëm për akuzat.
Edel Strazimiri / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.