Avancojnë punimet për Unazën e Madhe – Mbyllet në verën e 2024-ës, Balluku: Pavarësisht pengesave do zbatohen afatet e kontratës
Unaza e Madhe e Tiranës pritet të përfundojë në verën e vitin 2024. Gjatë inspektimit të punimeve në lotin 4, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se pavarësisht pengesave të hasura me gjeologjinë e tokës dhe shpronësimet, afatet kontraktuale do të arrihen.
Balluku foli edhe për aksin Qukës – Qafë Plloçë, që pas vonesave të krijuara ndër vite pritet të avancojë, duke qenë se financimi tashmë është sigurruar.
Ndërkaq, Balluku bëri me dije edhe detajet për ecurinë e punës në tunelin e Murrizit, duke specifikuar se aktulisht po punohet për 80 metrat e fundit të gërmimit
Ola Mitre / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.