BERZH paralajmëron për firmat “zombie” – “Mbështetja financiare ndaj tyre dëmton biznesin e shëndetshëm”
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZH – u kërkoi qeverive në rajon që të rivlerësojnë dhe njëherë masat mbështetëse për Covid 19 për sipërmarrjet, duke paralajmëruar se duke fryrë firmat “zombie” do të ketë pasoja shkatërruese në bizneset e shëndetshme.
Në një moment që borxhi i korporatave ka shënuar një nivel rekord në 40 ekonomitë e vendeve ku BERZH vepron, pagesat kanë shënuar një rënie rekord në shumë vende, sipas raportit të fundit vjetor të BERZH “Raporti i Tranzicionit 2022/2023”.
BERZH që mbulon vende nga Kazakistani në Hungari dhe Tunizi, sqaroi se disa kompani shmangën detyrimin për pagesat falë mundësisë për të pasur qasje në kredi më të lira për shkak të masave të qeverive pas pandemisë dhe pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Gjithsesi, mbështetja e vazhdueshme nuk ishte më e mundur në një moment që normat e interesit rriten. Kryekonomistja e BERZH, Beata Javorcik u shpreh se pasojat e pandemisë dhe luftës në Ukrainë për sa i përket falimentimeve, nuk janë parë ende, madje në vendet e reja anëtare të Bashkimit europian falimentimet janë në rënie.
Ajo paralajmëroi se firmat zombie të pranishme në një ekonomi krijojnë pasoja negative për firmat e shëndetshme, të cilat shohin investime më të ulëta, si dhe më pak të ardhura e punësim.
Kredia e subvencionuar për kompanitë me flukse monetare negative është dhënë përmes shtyrjes së përkohshme të pagesave, reduktimeve të negociuara në shumat e papaguara, granteve emergjente dhe injektimit të likuiditetit nga bankat qendrore, sipas raportit të bankës. Shumë vende gjithashtu pezuluan, të paktën përkohësisht, detyrimin për të paraqitur kërkesë për falimentim.
Çdo tërheqje e garancive dhe subvencioneve të kredisë qeveritare duhet të jetë graduale, në mënyrë që të shmanget çdo trinditje, si dhe duhet të rregullohet mirë për të siguruar që vetëm firmat aktive dhe të qëndrueshme – me probleme të përkohshme likuiditeti – të marrin ndihmë financiare.
Problemi është më i pranishëm në ekonomitë e dominuara nga kompanitë dhe bankat e drejtuara nga qeveria. Sipas BERZH: 13% e ndërmarrjeve shtetërore në 12 vende ku është kryer studimi mund të klasifikohen si firma ‘zombie’, në krahasim me 9% të firmave private.
Raporti i BERZH tregoi gjithashtu një progrez të përzier në reformat nga vendet në gjashtë fusha kryesore, nga konkurueshmëria dhe elasticiteti deri tek mënyra e qeverisjes së tyre.
Vendet në Europën qendrore, shtetet balltike dhe Europën juglindore krysisht regjistruan rezultate në rritje. Ndërsa ekonomitë e mesdheut jugor dhe lindor pësuan kryesisht rënie.
Në raport shtohet se rezultatet e qeverisjes janë përkeqësuar në shumë ekonomi në rajonet e BERZH-it, të nxitura kryesisht nga përkeqësimi i perceptimit të korrupsionit dhe reduktimi i lirisë së shtypit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.