Bursat e mbyllin javën në rritje – Investitorët presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA
Tregjet europiane të aksioneve po qëndrojnë në rritje edhe në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët po presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që do të japin një panoramë më të qartë mbi politikat monetare që do të ndjekë Rezerva Federale. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.2%, ndërsa shumica e sektorëve publikojnë fitime modeste.
Ndërkohë, të dhënat e publikuara në mëngjesin e sotëm treguan një rënie të shitjeve me pakicë në Gjermani, ndërsa ekonomia britanike publikoi një rritje prej 0.1% në tremujorin e fundit të vitit 2022.
Referuar të dhënave të tjera, inflacioni në Gjermani rezultoi në 7.8% për marsin, ndërsa analistët parashikonin një ngadalësim në 7.5%. Më herët gjatë kësaj jave, politikëbërësit e Bankës Qendrore Europiane sugjeruan më shumë rritje të interesave nëse do të jetë e nevojshme, por gjithçka do të varet nga ecuria e inflacionit. Në takimin e muajit Mars, BQE vendosi të rrisë normën bazë të interesit me 50 pikë bazë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.