Bursat europiane e nisin javën në rënie – Investitorët presin zgjedhjet e Kongresit dhe inflacionin në SHBA
Tregjet europiane të aksioneve e kanë nisur në rënie këtë javë, ndërsa investitorët po përgatiten për një javë të ngjeshur politike në SHBA, për shkak të zgjedhjeve të Kongresit.
Gjithashtu, investitorët po presin edhe të dhënat mbi inflacionin në Shtetet e Bashkuara, që do të japin një panoramë më të qartë mbi politikat monetare që do të ndjekë Rezerva Federale.
Javën e kaluar, Banka e Anglisë rriti normën bazë të interesit me 75 pikë bazë, por paralajmëroi se ekonomia ishullore përballet me recesionin më të gjatë në histori.
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, që mbahen të martën do të përcaktojnë se cila parti do të kontrollojë Kongresin.
Aktualisht, demokratët kontrollojnë Dhomën dhe kanë mazhorancën në Senat. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur javën në rënie me 0.4%, ndërsa sektori bankar, i shitjeve me pakicë dhe i kujdesit shëndetësor realizojnë humbjet më të mëdha. Investitorët do të jenë të fokusuar edhe te fitimet tremujore të korporatave, pasi sezoni është drejt fundit.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.