Bursat europiane, me ndryshime minimale – Shumica e tregjeve janë pushim, me rastin e Pashkëve
Shumica e tregjeve europiane të aksioneve po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të javës, por shumica e tyre janë pushim me rastin e Pashkëve. Edhe të hënën, një pjesë e mirë e bursave do të qëndrojnë pushim. Për këtë arsye, volumi i shkëmbimeve tregtare pritet të jetë i ulët gjatë ditës së sotme.
Sesionin e kaluar, ndërkohë, indeksi pan-Europian STOXX 600 e mbylli ditën në rritje me 0.5% të vlerës, por fitimet u kufizuan një shqetësimet për ngadalësimin e ekonomisë globale dhe mundësive për një recesion më vonë gjatë këtij viti.
Sektori bankar realizoi fitimet më të mëdha në rritje me rreth 1.8%, ndërsa shumica e sektorëve patën një tendencë në rritje. Investitorët po presin të dhënat mbi punësimin në SHBA, që do të publikohen më vonë gjatë ditës së sotme, pavarësisht se efekti në tregje do të jetë minimal.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.